Shekerinska: “Bomba” e El Chekës konfirmon dallimin e madh mes LDSM-së dhe BDI-së

 Shekerinska: “Bomba” e El Chekës konfirmon dallimin e madh mes LDSM-së dhe BDI-së

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në profilin e saj në Facebook ka reaguar pas publikimit të një bisede për përgjuar nga El Cheka.

Në bisedën e përgjuar ku dëgjohet zëri i Radmilla Shekerinskës dhe Fatmir Besimit, Shekerinska kërkon nga Besimi që njeriu i BDI-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve “të votojë në mënyrë parimore lidhur me fitoren e opozitës në komunën Qendër dhe në Kumanovë në zgjedhjet lokale të 2013-tës“. Ajo më tëj i thotë Besimit se nëse do të ketë rivotim në komunat ku ka fituar opozita, do të cënohet raporti për Maqedoninë.

“Edhe vetë treguan se nuk jemi të njejtë. “Bomba” vetëm e konfirmon cili është dallimi i madh mes nesh dhe atyre: ata kërcënohen, ne kërkojmë të votohet drejtë; ata vjedhin, ne kërkojmë të mos grabiten fitoret. Të njihet fitorja me ndërshmëri. Për fat të keq, asgjë nuk e kishin të shenjtë dhe e turpëruan shtetin me përsëritjen e votimeve tre herë në zgjedhjet lotale të 2013-tës. Mund të bindeni edhe një herë: nuk jemi njësoj!, ka shkruan Shekerinska në Facebook. /Gazeta Lajm/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com