Shekerinska: Në NATO na konsiderojnë si aleatë

 Shekerinska: Në NATO na konsiderojnë si aleatë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska e ftuar në emisioni “360 Gradë” në Alsat, tha se anëtarësimi i plotë i vendit në NATO pritet të bëhet në Samitin e Londrës, por ajo shtoi se në NATO tashmë na konsiderojnë si alet edhe pse marrëveshja nuk është protokolluar nga vendi i fundit, Spanja.

Në bisedat që i kisha me përfaqësuesit e NATO-s, dy muaj më parë, edhe vetë ishin të vetëdijshëm se jo vetëm ne, por edhe Aleanca pret që anëtarësimi ynë të ndodhë në prag të Samitit në Londër. Dhe kur u bë e qartë se në Spanjë punët janë shumë të paparashikueshme, nuk dihet kur do të zgjidhet qeveria, e as kur do të funksionojë parlamenti i tyre, deshën të tregojnë një gjest politik, dhe me simbol të tregojnë se tashmë na trajtojnë, si anëtare.

Prandaj, për herë të parë në mbledhjen e liderëve kryeministri Zaev do ta ketë mundësinë ta ketë vendin, që Maqedonia e Veriut do ta ketë si anëtare. Ai do të jetë ndërmjet Holandës dhe Norvegjisë. Ky ishte një nga vendimet, që ndoshta duken protokollare, por NATO i zgjodhi ta dërgojë mesazhin se tashmë na konsiderojnë për aleat-tha Shekerinska.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com