Shekerinska: Nervozohem se pse ende nuk ka dënime për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend – AlbMania          

Shekerinska: Nervozohem se pse ende nuk ka dënime për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend

 Shekerinska: Nervozohem se pse ende nuk ka dënime për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoni, Radmila Shekerinska edhe një herë ka folur për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017, duke thënë se është duke u nervozuar se pse nuk ka ende dënime për organizatorët e dhunës në Kuvendl.

“Nervozohem se pse nuk ka ende dënime për ata që i bindën dhunuesit të futen në Kuvend dhe të na rrezikojnë jetën. Mosdënimi do të thotë se legjitimohet dhuna në Kuvend” tha mes tjerash Shekerinska

VMRO-DPMNE-ja duhet të del para popullit dhe të kërkojë falje për nismën e tyre që vendi të futet në luftë qytetare, përfundoi Shekerinska.

Përndryshe Shekerinska ka qenë e dhunuar në Kuvend ku njëri nga dhunuesit në Kuvend e kapi për flokësh, ndërsa një tjetër e goditi me këmbët e kamerës së Kuvendit.