Shkëlzen Gashi po rikthehet në futboll? E duan në Zvicër

 Shkëlzen Gashi po rikthehet në futboll? E duan në Zvicër

Shkëlzen Gashi duket se është afër rikthimit në aksion, pas një periudhe ku po pauzon.

Tri skuadra raportohet të jenë në kërkim të shërbimeve të ish anëtarit të Kombëtares së Shqipërisë.

Mediet zvicerane raportojnë për interesimin e Grasshopper dhe Aarau, skuadra ngjyrat e të cilave Gashi ka mbrojtur edhe më parë.

Tjetër opsion për lojtarin ofensiv është edhe skuadra e Laussane, por një vendim nuk është marrë akoma.

Këto skuadra nuk luajnë në Superligë, por gjithsesi do të ishin një shans i mirë për rikthimin e Gashit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që do të ketë shërbimet e lojtarit me prejardhje nga Klina. Ai kërkon tri vite kontratë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com