Shkencëtarët holandezë zbulojnë një organ të ri në kokën e njeriut

 Shkencëtarët holandezë zbulojnë një organ të ri në kokën e njeriut

Disa shkencëtarë holandezë janë befasuar nga një zbulim i papritur në kokën e njeriut.

Ata vunë re një grup gjëndrash të mëdha të pështymës të vendosura prapa hundës, saktësisht në cepin ku zgavra e hundës takon fytin, raporton CNN, transmeton Panorama.

Zbulimi u bë rastësisht kur doktorët po ekzaminonin 100 pacientë të kancerit të prostatës me një skaner të avancuar të quajtur “PSMA PET/CT”.

Organi i ri dukej si një grup misterioz gjëndrash salive (të ngjashme me pështymën) të fshehura në brendësi të kokës së njeriut.

Diçka e tillë u zbulua në vitin 2020 dhe nuk dihej prej shekujsh, pasi deri së fundmi njiheshin tre gjëndra kryesore salive: ato parotide, submandibulare dhe gjëndrat e nëngjuhës.

Onkologu Wouter Vogel i Institutit Holandez të Kancerit, tha:

“Vetëm gjëndrat e salivës në nazofarinks janë mikroskopike, ndërsa rreth 1,000 të tjera janë të shpërndara në mukozën e gojës, kështu që ne u surprizuam shumë me zbulimin e këtij tipi të ri.

Tashmë mund të shtojmë tipin e katërt të gjendrave të vendosura prapa hundës, mbi tavanin e gojës, shumë pranë qendrës së kokës së njeriut”.

Ai shtoi: “Dy zonat e reja që u ndriçuan gjatë skanimit kishin karakteristika të ndryshme të gjëndrave salivare. Ne vendosëm t’i quajmë gjëndrat tubariale, duke iu referuar vendndodhjes së tyre anatomike (mbi torus tubarius)”.

Zbulimi i ri ka ende nevojë të përsëritet dhe të vlerësohet nga komuniteti i fushës, por patologët thonë se nëse konfirmohet, do të ndryshojë mënyrën e studimit të sëmundjeve në këtë rajon të kokës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com