Shkolla e Idrizovës tregoi se problemet e shqiptarëve zgjidhen shpejt kur nuk varen prej BDI-së

 Shkolla e Idrizovës tregoi se problemet e shqiptarëve zgjidhen shpejt kur nuk varen prej BDI-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e ka miratuar informacionin për nevojën e ndërtimit të shkollës së re fillore në komunën e Gazi Babës, përkatësisht në Idrizovë, shkruan gazeta LAJM. “Me këtë vendim i rekomandohet komunës së Gazi Babës që t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe të dorëzojë kërkesë deri tek ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollës së re fillore në Gazi Babë në përputhje me kërkesat e nxënësve”, tha mes tjerash zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha. Ai më tej bëri të ditur se pas dorëzimit të kërkesës Qeveria ka obliguar MASH-in të fillojë procedurat për ndërtimin e shkollën në komunën e Gazi Babës. Vendimi i sotëm i Qeverisë tregon se dinamika e ndërtimit të shkollës po zhvillohet sipas asaj që e paralajmëroi deputeti Muhamed Zeqiri, e jo sipas dinamikës që paralajmëronte ministri i arsimit nga radhët e BDI-së. Njëherit, analistët vlerësojnë se rasti i Shkollës së Idrizovës tregon se problemet e shqiptarëve në Maqedoni zgjidhen shumë më shpejtë kur nuk varen nga BDI.

“Mendoj se BDI-së nuk i konvenon zgjidhja e probleme të shqiptarëve, pro më tepër i konvenon që problemet të mbeten status quo dhe të zvarriten në disa cikle zgjedhore, që të ketë kjo parti premtime para elektoratit, që pas zgjedhjeve nuk i realizon. I tillë është edhe problemi me emrat e shkollave në Çair”, thotë për Gazetën Lajm analisti Amer Idrizi.