Shkon në 22 numri i viktimave, 30-vjeçarja që u nxorr nga rrënojat ndërron jetë në spital

 Shkon në 22 numri i viktimave, 30-vjeçarja që u nxorr nga rrënojat ndërron jetë në spital

Doli gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja humb jetën pak orë më vonë. Bëhet fjalë për Diena Meçaj,e cila pak orë më parë kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare. Ajo u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. Deri tani numërohen 22 viktima në Durrës dhe Thumanë.

Janë rreth 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme. 44 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerë.

Po gërmohet tek 3 pallatet e shembura në Thumanë, një vilë në Kënetë, dhe në Durrës hotel “MiraMare” , Hotel “Tropikal” , Hotel vila “Palma” , një pallat i fundosur dy kate nën dhe në lagjen numër 6, dhe një pallat në lagjen numër 18 pranë stadiumit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com