Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, vdes në spitalin e Traumës 20-vjeçarja që i ra tulla në kokë

 Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, vdes në spitalin e Traumës 20-vjeçarja që i ra tulla në kokë

Ajo ishte në gjendje koma prej tre ditësh.

Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, vdes në spitalin e Traumës 20-vjeçarja, Xhesika Biqiku. Ajo ishte në gjendje koma prej tre ditësh. 20-vjeçarja u aksidentua në momentin e tërmetit pasi po tentonte të largohej i ra një tullë në kokë.

Nga ana tjetër, aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore në spitale 40 persona, 33 në spitalin e Traumës, 4 në Durrës dhe 3 jashtë vendit.

Mbi 5 mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com