Shkup, 62-vjeçarja lëndohet rëndë pas rrëzimit nga trotineti elektrik – AlbMania      

Shkup, 62-vjeçarja lëndohet rëndë pas rrëzimit nga trotineti elektrik

 Shkup, 62-vjeçarja lëndohet rëndë pas rrëzimit nga trotineti elektrik

Mbrëmjen e djeshme në shtegun rekreativ përgjatë Vardarit, një grua 62-vjeçare nga Shkupi ka humbur kontrollin teksa voziste një trotinet elektrik dhe është rrëzuar. E moshuara ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Më datë 12.05.2022 në ora 20.30 është raportuar se në shtegun e biçikletave përgjatë Vardarit S.D. (62) nga Shkupi duke drejtuar trotinetin elektrik është rrëzuar. S.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në “Sistina””, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.