Shkup: Policia arreston grabitësin e barnatores i cili kishte sulmuar edhe punonjësen – AlbMania      

Shkup: Policia arreston grabitësin e barnatores i cili kishte sulmuar edhe punonjësen

 Shkup: Policia arreston grabitësin e barnatores i cili kishte sulmuar edhe punonjësen

Më datë 23 Maj 2022 në ora 19.30 në zonën e Bit Pazarit nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Punë të Brendshme të Qendrës dhe të Bit Pazarit, është arrestuar i mituri nga Shkupi, i cili ka kryer veprën penale “grabitje”, vepër kjo e dënueshme nga neni 237 i Kodit Penal.

I arrestuari në një barnatore në Shkup, duke kanosur me mjet të mprehtë ka sulmuar punonjësen e barnatores dhe i ka marrë paratë.

Grabitësi është ndaluar në mbajtje dhe është parashtruar kallëzim penal ndaj tij, gjyqtari ka caktuar masën e paraburgimit dhe më pas është dërguar në Burgun e Shkupit.

Paratë i janë kthyer palës së dëmtuar.