Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët – AlbMania      

Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

 Shoferi humbet kontrollin e furgonit dhe del nga rruga, lëndohen pasagjerët

Një furgon është përfshirë në një aksident të ndodhur në Rrugën e Arbrit.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit, 62-vjeçari me iniciale M.D. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar 4 nga pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.