Shpejtim Bulliqi tregon se çfarë barre i ka lënë qeveria e vjetër qeverisë së re

 Shpejtim Bulliqi tregon se çfarë barre i ka lënë qeveria e vjetër qeverisë së re

Se cilat do të jenë prioritet e Qeverisë së re, dhe sa do ta ketë vështirë ajo me dëmet nga qeverisja e kaluar, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Shpejtim Bulliqi ka thënë për gazetën “Bota sot”, se është mirë që ka filluar punën qeveria e re, ndërsa për çështjen e prioriteteve konsideron se qeveria do të fillojë zbatimin në përgjithësi të programit, e bashkë koordinuar mes partnereve te koalicionit.

Sipas tij, fillimisht qeverisë se re i duhet pak kohë që të kuptoj se në çfarë faze/gjendje e merr çdo dikaster, pastaj në disa resore/ministri do të ketë angazhime në bashkimin e ministrive gjegjësisht shuarjen e disa ministrive.

“Të gjitha këto natyrisht se do marrin kohë, sepse të kalosh nga mbi 20 ministri në 15-sosh kërkon angazhim. Nuk do të doja që në këtë fazë të përgjigjem për dëmet nga qeverisja paraprake pasi që nuk janë gjëra për të cilat mund të sjellësh vlerësime apo konkluzione se është shkaktuar ky apo ai dëm. Kjo qeveri ka mandat ta implementojë programin e saj, program i bashkë koordinuar por i prezantuar për opinionin qysh gjatë fushatës zgjedhore, dhe besojmë se me implementimin e tij do të shihen frytet e qeverisjes. Çdo herë qeveritë i lënë obligime/barrë qeverisë pasuese e ato mund të jenë të ndryshme , nga ato financiare e deri tek ato administrative juridike. Andaj në disa raste qeveritë pasuese u duhet kohë që ti realizojnë zotimet e veta, pikërisht për shkak të qeverive paraprake”, është shprehur deputeti i VV-së Shpejtim Bulliqi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com