Shqiptari ndryshon emrin për t’u futur në Gjermani, por kapet nga policia – AlbMania      

Shqiptari ndryshon emrin për t’u futur në Gjermani, por kapet nga policia

 Shqiptari ndryshon emrin për t’u futur në Gjermani, por kapet nga policia

Policia gjermane të shtunën e 14 majit ka hasur në një rast të veçantë, ku u detyrua të kthejë mbrapsht shqiptarin nga kufiri gjerman në Shqipëri, shkruan schwaebische.de.

30 vjeçari kishte marrë ndalim hyrje në zonën Shengen, por kishte menduar t’i shmanget ndalesës duke ndryshuar emrin në Shqipëri.

Edhe pse e kishte të vlefshme pasaportën e re, përmes shenjave të gishtërinjve policia ia zbuloi identitetin e vërtetë.

Kështu, shqiptari me emrin e ndryshuar, të nesërmen fluturoi nga Memmingen në Tiranë.