Shtatorja e Majlinda Kelmendit përurohet të premten në Pejë – AlbMania    
     

Shtatorja e Majlinda Kelmendit përurohet të premten në Pejë

 Shtatorja e Majlinda Kelmendit përurohet të premten në Pejë

Shtatorja e heroinës tonë, kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet të premten (28 shkurt) në vendlindjen e saj në Pejë.

Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.
Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike.