Shtyhen për një ditë ndeshjet e Kupës së Kosovës

 Shtyhen për një ditë ndeshjet e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë.

Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com