Sindikata e Kulturës së Maqedonisë së Veriut paralajmëron grevë më 16 Dhjetor

 Sindikata e Kulturës së Maqedonisë së Veriut paralajmëron grevë më 16 Dhjetor

Këshilli i Sindikatës së Kulturës në Republikën e Maqedonisë (SKRM) paralajmëron grevë më 16 dhjetor të muajit të ardhshëm nëse, siç bëri të ditur sot, një një afat të mundshëm sa më të shkurtër finalizohen negociatat për marrëveshjen kolektive për zbatim të plotë të saj nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Nga Këshilli i Sindikatës informoi se arsye për aktivizimin e grevës është për shkak të ndërprerjes së papritur dhe të pajustifikuar të punës së grupit punues për hartimin të propozim marrëveshjes kolektive.

“”Dhjetë ditët e fundit grupi punues për marrëveshjen kolektive në Ministrinë e Kulturës nuk është aktiv, gjegjësisht puna është ndërprerë në mënyrë të pabazuar nga ana e Ministrisë. Si Sindikatë e cila drejtpërdrejt është e kyçur në negociata, ditëve të fundit tentuam t’i mësojmë arsyet për ndërprerjen e këtillë të punës, veçanërisht gjatë kohës kur duhej të finalizohej propozim marrëveshja kolektive dhe të lëshohet në debat publik. Dërguam disa shkresa me kërkesë për vazhdimin e punës deri te shumë persona zyrtarë, por ende nuk kemi kurrfarë përgjigje nga kabineti i ministrit Hysni Ismaili apo zëvendësit të tij Vlladimir Lllazovski”, qëndron në kumtesë.

Nga Sindikata kërkojnë që Ministria e Kulturës publikisht të përgjigjet pse është ndërprerë puna e grupit punues për marrëveshjen kolektive, pse edhe krahas të gjitha apeleve nuk aktivizohet dhe nëse ende është në qëndrimin për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me zbatim nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Sindikata e Kulturës ka mbajtur marsh protestues më 8 tetor të këtij viti me kërkesë të nënshkruhet marrëveshje kolektive. (koha.mk)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com