Sissoko rinovon me Tottenham

 Sissoko rinovon me Tottenham

Moussa Sissoko ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sot, Sissoko dhe Tottenham janë pajtuar për rinovimin e kontratës. Me kontratën e re, lojtari qëndron në Londër deri në vitin 2023.

Francezi i është bashkuar skuadrës së Spurs gjatë vitit 2016, duke regjistruar 132 paraqitje deri më tani.

30 vjeçari është shprehur i lumtur me mundësinë për të vazhduar aventurën e tij me Tottenham, pas një starti jo aq të mirë me skuadrën. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com