Skandal në shkollën “7 Marsi” në Çellopek, katër mësimdhënës largohen nga puna! Reagon këshilltari i ASH-së Idrizi

 Skandal në shkollën “7 Marsi” në Çellopek, katër mësimdhënës largohen nga puna! Reagon këshilltari i ASH-së Idrizi

Këshilltari komunal nga Aleanca për Shqiptarët në komunën e Bërvenicës Idriz Idrizi, përmes një statusi në facebook ka reaguar pas rastit që sot ka ndodhur në shkollën fillore “7 Marsi” në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës nga ana e drejtorit të kësaj shkolle Xhevahir Abduli i cili ka larguar nga puna katër mësimdhënës nga kjo shkollë, transmeton albmania.info

Këshilltari Idrizi njëkohësisht u bën thirrje bashkëfshatarëve që mos të heshtin dhe të rin duar kryq rreth kësaj tragjedie dhe pas këtyre skandaleve të një pasnjëshme dhe thirrje Kryetarit konunës së Bërvenicës Enver Pajazitit që ta shkarkon drejtorin në fjalë.

Reagimi i plotë i Idrizit:

“Shkolla fillore “7 marsi” fshati Çellopek…

Ne lidhje me rastin qe ka ndodhur sot ne Sh.F “7 Marsi” fshati Çellopek ku kater (4) mesimdhenes jan larguar nga puna.

Skandalet e drejtorit Xhevahir Abduli nuk kane te ndalur, sikur nuk i pati mjafte 8 familjare te tij te punsuar ne kete shkolle vazhdon me matematikat e tij duke nxjere nga puna bashkfshataret e Çellopekut e duke punsuar vajza te inspekorve nga jashte vendit.
Shkolla jone eshte bere poligon i disa inspektoreve dhe disa udbashve te cilet si duket nuk mund qe te depertojne neper komuna tjera dhe kane gjetur folene ketu tek ne.

U bej thirrje te gjith bashkfshatarve qe mos rini urte dhe duarkryq rreth kesaj tragjedie, pas ketyre skandaleve nje oas nje
Gjithashtu i bej thirrje kryetarit konunes z.Enver Pajaziti qe te shkarkon drejtorin ne fjal, nese jo aterhere jeni te koordinuar rreth gjendjes çka eshte duke ndodhur.

P.s Shkolla eshte e te ghitheve dhe jo e Xhevahir Abdulit dhe klikes se tij…”, përfundon postimin e tij Idriz Idrizi, këshilltar komunal i ASH-së në komunën e Bërvenicës./albmania.info/

Shkolla fillore "7 marsi" fshati Çellopek…Ne lidhje me rastin qe ka ndodhur sot ne Sh.F "7 Marsi" fshati Çellopek ku…

Gepostet von Idriz Idrizi am Montag, 13. Januar 2020