Skandaloze: Zv.kryeministri Bujar Osmani me akuza të ashpra ndaj BE-së

 Skandaloze: Zv.kryeministri Bujar Osmani me akuza të ashpra ndaj BE-së

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një intervistë për Agjencinë Evropa, mendon se është me rëndësi vendimi për fillimin e negociatave me BE-në të sillet në mars, si shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e qeverisë.

Bujar Osmani si përgjegjës i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt për procesin e integrimit të vendit në BE, pasi nuk u mor data për hapje të bisedimeve llogaritet si dështim personal i tij, por ai ka zgjedhur që dështimin t’ia adresoj BE-së duke thënë se mosdhënia e datës është përzierje e drejtpërdrejt e BE-së në zgjedhjet e 12 prillit duke aluduar në ndihmë indirekte nga ana e BE-së për kthimin e VMRO-së në pushtet.

Zv.kryeministri Osmani këto akuza shumë serioze por edhe skandaloze i ka bërë me qëllim të mbulimit të dështimit të tij personal dhe qeverisë në përgjithësi për mos marrjen e datës për hapje të bisedimeve me BE-në.

Osmani ka thënë : “Të mos sillet vendim do të jetë përzierja më e madhe e mundshme në zgjedhje, sepse gjatë këtij mandati, kemi ndërmarrë rrezik politik dhe e bazojmë atë vendim ndaj premtimit të BE-së. U kemi thënë bashkëqytetarëve tanë, në çështjen për referendumin se kemi marrëveshje me BE-në: nëse e realizojmë premtimin tonë, BE-ja do ta realizojë të vetin. Nëse BE-ja nuk e bën këtë gjatë mandatit të vet, ky do të jetë intervenimi më i madh në zgjedhjet dhe do të ketë pasoja të mëdha”, paralajmëron zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com