Skriniar suspendohet me tri ndeshje, Conte me një – AlbMania          

Skriniar suspendohet me tri ndeshje, Conte me një

 Skriniar suspendohet me tri ndeshje, Conte me një

Komisioni Disiplinor ka pezulluar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, me tri ndeshje dhe trajnerin e zikaltërve, Antonio Conte, me një ndeshje pas ndeshjes kundër Sassuolos.

Skriniar u pezullua me një ndeshje për shkak të ndëshkimit me dy kartonë të kuq, ndërsa ky pezullim u shtua edhe për dy ndeshje dhe me një gjobë prej 10,000 eurosh për shkak të reagimit të tij pas përjashtimit nga loja.

Conte mori kartonin e pestë të verdhë dhe Komisioni e pezulloi me një ndeshje, kështu që ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Parmas.

Ndeshja mes Interit dhe Sassuolos u mbyll në barazim 3:3./Zëri/