Sofja bllokon anëtarësimin e Shkupit në BE, këmbëngul se maqedonishtja ka rrënjë bullgare – AlbMania          

Sofja bllokon anëtarësimin e Shkupit në BE, këmbëngul se maqedonishtja ka rrënjë bullgare

 Sofja bllokon anëtarësimin e Shkupit në BE, këmbëngul se maqedonishtja ka rrënjë bullgare

Para se të votojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në union, Bullgaria kërkon të bëhet një udhëheqës rajonal i BE-së.

Bullgari riktheu zgjerimin në agjendën e Bashkimit Evropian gjatë presidencës së saj të BE-së në 2018.

Sofja dhe Shkupi po i hapnin rrugë miqësisë përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në 2017. Një traktat që sipas qeverisë bullgare nuk po respektohet nga Maqedonia e Veriut.

Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë Bullgare dhe të shuajë atë që e cilëson se është retorikë anti-bullgare.

“Pavarësisht bllokimit të dritares aktuale për bisedimet e para-pranimit me Maqedoninë e Veriut, qeveria bullgare thotë se ajo është ende e hapur për dialog. Megjithatë, këmbëngul që të gjitha çështjet dypalëshe të sqarohen përpara fillimit të çdo lloj bisedimi të anëtarësimit”, u shpreh gazetari bullgar, Damian Vodenitcharov, raporton “EuronewsAlbania”.

Sipas ministres së Jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva, kjo është mënyra e vetme për t’u siguruar që procesi i zgjerimit nuk e dobëson BE-në.

“Nëse ka çështje të pazgjidhura dypalëshe, nëse traktatet injorohen sistematikisht, kjo do të thotë që vendi kandidat nuk është i gatshëm për anëtarësim. Dhe për ta thënë thjesht, kjo është ajo që po ndodh me mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk po përmbush traktatit e miqësisë të i vitit 2017”, deklaroi Zakharieva.

Dokumenti synon të zgjidhë çështje të që vijojnë prej kohësh midis dy vendeve, përkatësisht mosmarrëveshjet historike, gjuhën e urrejtjes, si dhe çështjet e pakicave.

“Maqedonia e Veriut u angazhua për të mos ngritur pretendime të pakicave në Bullgari. Kjo do të nënkuptojë se një e treta e popullsisë së Bullgarisë që jeton në rajonin e Pirinska Makedonia është një pakicë! Kjo është absurde! Këta njerëz nuk do ta pranonin kurrë një gjë të tillë”, u shpreh më tej ajo.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Sofja mohon se po përpiqet të ushtrojë presion mbi Shkupin për ta cilësuar gjuhën e Maqedonisë së Veriut një formë dialektore e gjuhës bullgare.

Maqedonia e Veriut nga ana tjetër thotë se Bullgaria po pengon të drejtën e saj për vetëvendosje dhe duke bllokuar bisedimet e anëtarësimi nuk po tregon as “miqësi as vëllazëri”.