Sot 129 raste të reja të covid-19 dhe 109 pacientë të shëruar – AlbMania    
     

Sot 129 raste të reja të covid-19 dhe 109 pacientë të shëruar

 Sot 129 raste të reja të covid-19 dhe 109 pacientë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton në Republikën e Maqedonisë së Veriut : Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1535 testime dhe 129 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në:

-Shkup 45
-Kumanovë 7
-Dibër 1
-Shtip 25
-Prilep 4
-Tetovë 9
-Strugë 5
-Manastir 6
-Ohër 3
-Kavadarci 1
-Gostivar 9
-Koçani 3
-Demir Hisar 1
-Delçevë 1
-Sveti Nikole 3
-Kërçovë 6

Humbën jetën 6 pacientë, pesë pacientë nga Shkupi dhe një nga Struga.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 109 pacientë të shëruar nga:

-Shkup 60
-Kumanovë 7
-Shtip 16
-Prilep 1
-Tetovë 12
-Veles 4
-Kavadarci 2
-Gostivar 6
-Vinicë 1

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 92550 teste të COVID -19. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 9797, numri i pacientëve të shëruar është 5254, numri i atyre që humbën jetën është 451 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4092.