Sot fillon ndërtimi i pishinës në Tetovë

 Sot fillon ndërtimi i pishinës në Tetovë

Në Qendrën sportive në Tetovë sot do të nisë ndërtimi i pishinës.

Ndërtimi i kësaj pishine është pjesë e fazës së parë të projektit qeveritar “Ndërtimi i 14 pishinave”.

Në fillimin e ndërtimit të punëve ndërtimore, ashtu siç është paralajmëruar, do të merr pjesë kryeministri i Qeverisë, Oliver Spasovski dhe drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Darko Kaevski.

Përveç Tetovës, ndërtim të pishinave sipas projektit “Ndërtimi i 14 pishinave” pritet të ketë në Gostivar, Çair, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda Aerodrom, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Prilep, Kavadar dhe Veles.

Pishinat pritet të jetë me madhësi 8.80×14.80 dhe deri në orën 15:00 do të shërbejnë për nxënësit ndërsa më pas do të mund të shfrytëzohen për qëllime komerciale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com