Sot gjyqi për El Cheka-n në Gjykatën e Kërçovën, por ai në Amerikë

 Sot gjyqi për El Cheka-n në Gjykatën e Kërçovën, por ai në Amerikë

Në Kërçovë fillon sot procesi gjyqësor kundër Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka, nga fshati Tuhin i Kërçovës. El Cheka është i njohur për opinionin në Maqedoni për bisedat e përgjuara që tani e disa muaj është duke i publikuar në rrjetet sociale. Pikërisht për këtë gjë ai edhe ngarkohet me veprën për “publikim dhe shpërndarje të bisedave të incizuara në mënyrë ilegale”, shkruan Gazeta Lajm.

Për këtë vepër, ligji parasheh dënim prej 1 deri 5 vite burgim. Procesi gjyqësor kundër El Chekës do të zhvillohet në mungesë, sepse ai gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), prej ku edhe publikon materialet e përgjimeve, që sipas tij, ia kanë dërguar pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Në materialet e publikuara dëgjohen funksionarët e BDI-së. El Chekën do ta mbrojë avokati strugan, Besnik Asani, i cili ka pranuar që të mbrojë atë në mënyrë vullnetare dhe pa kompensim material. Ai është i bindur se padia ndaj El Chekës nuk ka kurrfarë baze dhe mendon se bëhet fjalë për proces me prapavijë politike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com