Sot në Maqedoninë e Veriut 102 raste të reja të COVID -19 dhe 99 pacientë të shëruar – AlbMania          

Sot në Maqedoninë e Veriut 102 raste të reja të COVID -19 dhe 99 pacientë të shëruar

 Sot në Maqedoninë e Veriut 102 raste të reja të COVID -19 dhe 99 pacientë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1356 teste dhe 102 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:

-Shkup 39
-Kumanovë 11
-Shtip 13
-Prilep 3
-Tetovë 2
-Strugë 2
-Manastir 6
-Ohër 3
-Kavadarci 3
-Gostivar 8
-Radovish 1
-Koçani 1
-Demir Hisar 1
-Makedonski Brod 1
-Vinicë 1
-Sveti Nikole 3
-Kërçovë 4

Humbën jetën 5 pacientë, një pacient nga Shkupi, një pacient nga Kërçova, një pacient nga Kumanova, një pacient nga Prilepi dhe një pacient nga Shtipi.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 99 pacientë të shëruar nga:

-Shkup 49
-Shtip 2
-Tetovë 10
-Strugë 17
-Ohër 15
-Gostivar 2
-Strumicë 1
-Koçani 1
-Kërçovë 1
-Resnje 1

Deri më tani, në total janë kryer 97550 teste të COVID -19. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10315, numri i pacientëve të shëruar është 5663, numri i atyre që humbën jetën është 471 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4181, njofton Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.