Sot takohen ekipet e Vetëvendosjes dhe LDK-së

 Sot takohen ekipet e Vetëvendosjes dhe LDK-së

Ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen sot gjatë ditës për të harmonizuar programin e përbashkët qeverisës.
Të paktën kështu ka deklaruar kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, pas takimit të djeshëm me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin – që deri me rezultatet e tanishme zyrtare është fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ekipet tona do të vazhdojnë punën qysh nesër, sepse me rëndësi është që këto dy parti kanë vullnet të bashkëqeverisin. Në mënyrë që të mos humbim kohë pas certifikimit të rezultateve, shumë nga këto detaje do të përcaktohen nga ekipet respektive që do të takohen nga nesër”, kishte thënë Osmani para mediave.

Ajo ka shtuar se pjesë e ekipeve të këtyre dy partive, që janë marrë vesh se do të bashkëqeverisin, do të jenë njerëzit më të mirë të partive, njofton Klan Kosova.

Edhe Albin Kurti e ka konfirmuar se ekipet e Vetëvendosjes dhe LDK-së do të punojnë në mënyrë që të harmonizohen programet e të dy partive.

“Ekipet profesionale të LDK-së dhe Vetëvendosjes do të takohen për të harmonizuar programet tona dhe për t’u dakorduar për projektet tona”, ka deklaruar ai pas takimit që e kishte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën e LDK-së.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com