Sot takohen Zaev dhe Kasami, diskutohen detajet e koalicionimit – AlbMania          

Sot takohen Zaev dhe Kasami, diskutohen detajet e koalicionimit

 Sot takohen Zaev dhe Kasami, diskutohen detajet e koalicionimit

Liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami, sot pasdite pritet të takohen dhe t’i diskutojnë detajet e koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit.

Marrëveshja në parim është arritur gjatë vikendit në bisedime në funksionarëve të lartë partiak nga të dy taboret.

Sipas informatave, të dy partitë kanë pajtueshmëri për bashkëpunim dhe vlerësimi i tyre është se ky koalicion parazgjedhor do të jetë opsioni fitues i 12 prillit, në të cilën Zaev do të ishte mandatari për kryeministër.

Sipas Lëvizjes Besa, LSDM gati se e ka pranuar që Bilall Kasami të jetë bartës në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ndërsa mbetet e paqartë se a do të bashkëngjitet edhe PDSH-ja e Thaçit, që kishte kërkesë të jetë zëvendëskryeministër i Qeverisë së ardhshme.

Ky koalicion është si rrjedhojë e dështimit të bisedimeve të Besës me dy partitë tjera shqiptare, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativë.