Home 10 Lajme 10 Sot vazhdon gjykimi për aksidentin në Llaskarcë

Sot vazhdon gjykimi për aksidentin në Llaskarcë

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për aksidentin e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë ku jetën humbën 16 persona, ndërsa 37 ishin më rëndë të lënduar. Për këtë rast të akuzuar janë gjashtë persona.

Në seancën e kaluar ka dëshmuar banor i fshati Llaskarcë i cili mes të parëve ka arritur në vendin ku u përmbys autobuso. Ai tha se nuk ka parë se çka ka ndodhur, por vetëm se ka dëgjuar goditje dhe pluhur kur diçka e madhe ka rënë në fushë, por nuk ka parë nëse është autobus ose kamion.

Loading...

Si dëshmitar është dëgjuar edhe Vjollca Ibraimi, një nga udhëtaret e lënduara në autobusin e “Durmo Tursit”.

“Para se të ndodhë fatkeqësia unë kam biseduar në telefon dhe nuk mbaj mend asgjë të zakonshme. Kam pasur dukje përpara, por nuk e di pse kam folur në telefon”, ka thënë Ibraimi.

Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuesi i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Për fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti afër fshatit Llaskarcë, ku jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 të tjerë u lënduan më rëndë, të akuzuar janë gjashtë persona.

Pronari i “Durmo turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në ndërmarrje Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit Manoel Trifunovski ngarkohen për vepra të rënda të kryera ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, përderisa tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për pjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Loading...
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com