Stresi ia uron Kurtit postin e Kryeministrit, ka një kërkesë për të

 Stresi ia uron Kurtit postin e Kryeministrit, ka një kërkesë për të

Stresi përmes një postimi në rrjete sociale iu drejtua Kurtit me një mesazh, ku i kërkon të mos e heq taksën.

Në imazhin që e postoi, reperi bëri dallimin e pesë viteve në atë se ku ishte dhe ku është tani Albin Kurti.

“Mir se vjen por taksen mos ja heq serbis pa e njoft pavarsine per tjerat krejt ne rregllut jemi me ty, ta gezosh postin bablok. E meriton”, tha Stresi duke ju drejtuar tashmë Kryeministrit të ri.

Para pak ditësh, ai bëri një postim të tillë politik duke iu referuar të gjithë politikanëve që mos ta përdorin UÇK-në që t’iu ikin të bëmave. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com