Studim: Antitrupat nga infektimi me COVID-19 zgjasin të paktën nëntë muaj – AlbMania    
     

Studim: Antitrupat nga infektimi me COVID-19 zgjasin të paktën nëntë muaj

 Studim: Antitrupat nga infektimi me COVID-19 zgjasin të paktën nëntë muaj

Pothuajse të gjithë njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 kanë nivele të zbulueshme të antitrupave nëntë muaj më vonë, sipas një studimi të ri. Ai përfshin pothuajse të gjithë popullsinë e një qyteti italian dhe forcoi gjetjet e mëparshme sipas të cilave infektimi sjellë mbrojtje nga koronavirusi.

Gjatë një periudhe prej nëntë muajsh, studiuesit nga Universiteti i Padovës dhe Imperial College i Londrës në Itali testuan më shumë se 85% të 3,000 banorëve të qytetit Vo në Itali.

Studiuesit zbuluan se 98.8% e njerëzve të infektuar në valën e parë, Shkurt / Mars 2020, ende treguan nivele të zbulueshme të antitrupave pas nëntë muajve, kur u testuan në Nëntor. Sipas studimit nuk kishte asnjë ndryshim midis njerëzve që kishin sëmundje simptomatike dhe asimptomatike.

Autori kryesor Dr. Ilaria Dorigatti, tha se kjo sugjeron që forca e përgjigjes imune nuk varet nga simptomat dhe ashpërsia e infektimit. Studiuesit gjithashtu zbuluan se një numër i vogël i të infektuarve e kishin transmetuar virusin te pjesa dërrmuese, duke sugjeruar që respektimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit, vazhdon të jetë i rëndësishëm për të zvogëluar rrezikun e transmetimit, raporton Forbes.

Vo ishte vendi i vdekjes së parë pandemike në Itali dhe një nga qytetet e para që u vendos nën bllokim të rreptë gjatë shpërthimit fillestar të COVID-19 në Itali.