Suedia planifikon të zbusë masa kufizuese për të moshuarit – AlbMania    
     

Suedia planifikon të zbusë masa kufizuese për të moshuarit

 Suedia planifikon të zbusë masa kufizuese për të moshuarit

Suedia do të lehtësojë masat restriktive të cilat vlejnë vetëm për të moshuarit, edhe pse në këtë vend, por edhe në pjesën tjetër të Evropës, numri i personave të rinj të infektuar me koronavirus vazhdimisht shënon rritje.

“Duam që edhe njerëzit mbi 70 vjet të jetojnë jetë më normale, pasi që me muaj u është thënë të largohen nga kontaktet shoqërore dhe të bëjnë pazarë online. Duam të dërgojmë mesazh se tashmë nuk e kanë patjetër të izolohen plotësisht, por të jenë të kujdesshëm”, deklaroi Andres Tegnel, kryeinfektologu suedez që zbatoi teorinë kontroverse që përjashton karantinën gjatë pandemisë.

Këto deklarata vijnë edhe pasi shifrat zyrtare tregojnë që 70 për qind e viktimave nga Covid-19 janë regjistruar në shtëpitë për përkujdes të të moshuarve. Tegnel mohon që vendi ka “sakrifikuar” të moshuarit me qëllim që vendi të mbetet i hapur dhe të funksionojë normalisht.

“Edhe tek ne ka rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus, por është më pak dramatik krahasuar me pjesën tjetër rë Evropës, ndërsa numri i rasteve të vdekjes po stagnon”, thotë Tegnel.

Ai shton se njerëzit në Suedi e kanë ndryshuar sjelljen pa vendosur karantinë.

“Shumë gjëra janë ndryshuar në Suedi. restorantet punojnë në mënyrë tjetër, shumë njerëz punojnë nga shtëpia, ndërsa kemi më pak udhëtime. Epidemia në Suedi ka qenë më ndryshe se në vendet fqinjë”, ka deklaruar Tagnel.