Sulmohet në vendin e punës gazetari i MTV-së (Foto) – AlbMania      

Sulmohet në vendin e punës gazetari i MTV-së (Foto)

 Sulmohet në vendin e punës gazetari i MTV-së (Foto)

Gazetari i Televizionit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, Rexhep Qamili ka njoftuar sot se është sulmuar në vendin e punës në TVM, përcjell in7.

Sipas tij, ky ka qënë sulmi i dytë fizik ndaj tij. Kësaj radhe sipas tij, sulmuesi ka qënë Avni Qaili, figurë e njohur e Televizionit në Maqedoninë e Veriut.
“Per se dyti herë po marr lëndime në vendin e punës! Kësaj radhe më sulmoi Avni Qaili! Po pres policine” – ka shkruar mbi fotografitë e publikuara në rrjetin social Facebook, gazetari Rexhep Qamili.