Sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier League – AlbMania          

Sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier League

 Sulmuesi shqiptar i sjell fat skuadrës së Premier League

Futbollisti me origjinë shqiptare Andi Zeqiri, u aktivizua nga stoli në ndeshjen e Premier League që skuadra e tij Brighton zhvilloi ditën e sotme ndaj Wolves.

Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 46-të, teksa skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 1:3.

Me futjen e Zeqirit, loja e Brighton u rrit ndjeshëm, teksa skuadra vendase arriti të realizonte 2 herë në pjesën e dytë duke çuar shifrat në 3:3.

Një pikë e rëndësishme kjo për skuadrën e Brightonit përballë një kundërshtari të vështirë si Wolves-it.