Superkompjuteri befason me parashikimet e tij për Premierligë – AlbMania          

Superkompjuteri befason me parashikimet e tij për Premierligë

 Superkompjuteri befason me parashikimet e tij për Premierligë

Një parashikim të cilin e ka bërë një superkompjuter Liverpool do të shpallet përsëri kampion i Anglisë, ndërsa surprizat e tij janë Manchester City e Tottenham.

Gara në Premierligë këtë sezon mes Liverpool, Manchester City e Tottenham vetëm sa po shkon duke u bërë më interesante, dhe për momentin The Reds janë larg tyre.

Klubet të cilat në fillimin e sezonit nuk mendoheshin se do të ngriteshin kaq lartë në tabelë, tani janë duke luftuar së bashku me Liverpool për titull. Pra, Leicester City dhe Manchester United.

Liverpool ka me më së shumti pikë të grumbulluara (31) pas 14 gjirove të zhvilluara, pas tyre janë Leicester me 27 pikë, ndërsa në vendin e 3-të me një ndeshje më pak dhe 26 pikë të fituara janë klubi i Ole Gunnar Solskjaer .

E pikërisht këtë renditje aktuale, superkompjuteri e parashikon të jetë edhe në fund të sezonës.

Në anën tjetër, klubi londinez Arsenal do të shpëtojë prej rënies nga liga, ndërsa Manchester City do të përfundoj në vendin e 8-të.

Përkundër faktit që Fulham është për momentin në vendin e 19-të, superkompjuteri parashikon se Burnely, West Brom dhe Sheffield United do të jenë klubet që do të largohen nga Premierliga.