Surprizat romantike nuk kanë fund për Morena Tarakun, djali që ia ka rrëmbyer zemrën i bën dhurata speciale – AlbMania          

Surprizat romantike nuk kanë fund për Morena Tarakun, djali që ia ka rrëmbyer zemrën i bën dhurata speciale

 Surprizat romantike nuk kanë fund për Morena Tarakun, djali që ia ka rrëmbyer zemrën i bën dhurata speciale

Morena Taraku ka bërë me dije muaj më parë se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj. Djali që i ka rrëmbyer zemrën e surprizon vazhdimisht dhe para disa kohësh i bëri një dhuratë shumë speciale që do e dëshironte çdo vajzë.

Ai i dhuroi një buqete gjigante me trëndafila të kuq, brenda të cilëve ishte formuar një zemër me trëndafila të bardhë. Morena nuk e ka zbuluar identitetin e tij deri më sot, por nga disa shenja të vogla kemi kuptuar se ai mund të jetë me origjinë turke.

Ndërkohë sot ajo ka ndarë një tjetër foto të një dhurate shumë romantike, që duket se e ka marrë sërish nga njeriu i zemrës.

Siç duket partneri i saj nuk heq dorë kollaj nga trëndafilat e kuq dhe e ka befasuar sërish me disa të tillë të futur brenda një kutie në formë zemre.

Nuk dihet ende dhe për sa kohë do e mbaj lidhjen e saj të fshehtë këngëtarja, por me këto dhurata me siguri ndihet mjaft ë përkëdhelur.

Për sa i përket aspektit profesional kujtojmë se ditë më parë, Morena publikoi këngën e saj më të re, me titullin, “Alexander”.