Takimi i liderëve: Vetëm Aleanca për Shqiptarët e njeh rolin e femrës në politikë!

 Takimi i liderëve: Vetëm Aleanca për Shqiptarët e njeh rolin e femrës në politikë!

Sot, në vilën presidenciale në Vodno të Shkupit, është duke u zhvilluar takimi i liderëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut i thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski. Në këtë takim pritet të diskutohen çështje të rëndësishme shtetërore. Ky takim vjen menjëherë pas mos marrjes së datës për hapjet e negociatave me Bashkimin Evropian, ku kjo pritet të jetë pika më kritikuese e opozitës. Ndërsa gjithashtu, ashtu siç është bërë e ditur nga të gjitha palët në këtë takim mund të nxirret edhe propozim për një datë eventuale të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në këtë takim, e vetmja parti që i ka dhënë rol të veçantë edhe përfshirjes së gjinisë femërore në vendimmarrje, është vetëm Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i kësaj partie Ziadin Sela është shoqëruar nga nënkryetarja e ASH-së Bujare Abazi. Kjo e fundit është e vetmja femër në këtë takim me rëndësi të jashtëzakonshëm. Partitë tjera si nga blloku maqedonas ashtu edhe nga blloku shqiptar, duket se e kanë lënë anash përfshirjen e gjinisë femërore në këtë takim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com