Taravari dhe Kurti shihen bashkë në SHBA në një takim të mërgatës shqiptare – AlbMania      

Taravari dhe Kurti shihen bashkë në SHBA në një takim të mërgatës shqiptare

 Taravari dhe Kurti shihen bashkë në SHBA në një takim të mërgatës shqiptare

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit komunal, Valboni Limani qendrojnë këto ditë për vizitë në SHBA, njofton in7

Edhe një delegacion nga Kosova, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, poashtu këto ditë kanë nisur një vizitë në Amerikë.

Delegacioni nga Gostivari mbrëmë ka qenë mysafir në një takim të organizuar në Dallas nga bashkëatdhetarët tanë, ku kryeministri Kurti ka qenë i ftuar.

“Mbrëmë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Këshilli për Çështje Botërore të Dallasit/ Fort Worth (World Affairs Council of Dallas/Fort Worth) u ftuam në takim. Shprehëm gatishmërinë tonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja në vendet tona”, thuhet në njoftimin e Albin Kurtit.

Ndryshe, vizita e delegacionit nga Gostivari do të zgjasë për disa ditë, ku ai do të merr pjesë në disa konferenca të ndryshme, takim me bashkëatdhetarë por edhe me zyrtarë të SHBA-ve./in7.tv/