Taravari me propozim konkret për objektin e Qytetit të Shkupit

 Taravari me propozim konkret për objektin e Qytetit të Shkupit

Propozimi i të parit të Qytetit të Shkupit për shitjen e objektit të ri në stilin barok për administratën e këtij institucioni, ka ngjallu debat në Këshillin e Qytetit, por edhe më gjërë.

Këtij debati, me propozim konkret i bashkohet edhe i pari i Gostivarit, Arben Taravari. Sipas Taravarit, ky objekt nuk ka nevojë të shitet, por të shndërrohet në diçka shumë të nevojshme dhe speciale. Sipas tij, ky objekt do të ishte ideal për institucion ku do të bëhej kujdesi ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Ndërtesa e stilit barok, Shtëpia e qytetit, në qendër të Shkupit, vend ideal për themelimin e një institucioni special për kujdes gjithëditor dhe trajtim të fëmijëve me nevoja të veçanta!
Të tregojmë përkujdesjen tonë të veçantë ndaj kësaj kategorie të qytetarëve!
Pretendojmë për BE-në, institucion i këtillë i mungon RMV-së”- ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell in7.
Debati për shitjen e objektit në fjalë ka filluar pas analizave dhe siç thonë nga Qyteti i Shkupit, konstatimeve se ky objekt nuk mjafton dhe nuk është i pëtshtatshëm për krejt administratën e institucionit të drejtuar nga Shilegov./in7.tv/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com