Taravari: Pas potestave për “Rusinon” zhvillohen lojëra të pandershme, politika fuqishëm është e përzier – AlbMania          

Taravari: Pas potestave për “Rusinon” zhvillohen lojëra të pandershme, politika fuqishëm është e përzier

 Taravari: Pas potestave për “Rusinon” zhvillohen lojëra të pandershme, politika fuqishëm është e përzier

Taravari: Pas potestave për “Rusinon” zhvillohen lojëra të pandershme, politika fuqishëm është e përzier

Dias nga protestuesit që e bllokojnë deponinë “Rusino” janë nën instruksione nga parti politike qëllimi final i të cilave është të shkaktohet incident në Gostivar. Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili duke komentuar ndodhitë e fundit rreth deponimit të mbeturinave që tubohen në Gostivar, tha se mesin e protestuesve ka edhe individë që janë përdorues të lëndëve narkotike.

“Të gjitha iniciativat që kanë ndodhur në Komunën e Gostivarit këto tre vitet e fundit, ne i kemi trajtuar dhe përkrahur dhe së bashku me ata kemi krijuar politika për qytetin. Edhe për deponinë “Rusino” kishte një grup njerëzish të cilët ne i kemi përkrahur dhe vazhdojmë t’i përkrahim, por mos harojmë se në kuadër të atij grupi ka edhe njerëz të cilët fatkeqësisht ne kemi dyshime se kanë prapavijë politike. Ne kemi ekipet tona që mbykqyrin dhe informatat që i pranojmë, dhe për disa persona, jo të gjithë, pasi shumica janë njerëz të ndershëm që ia duan të mirën qytetit dhe e duan pastërtinë e qytetit dhe ajrit, po i shoh se tërhiqen prej këtij grupi. Ato njerëz të ndershëm që unë i kam përkrahur, kanë qenë me kredibilitet moral, por për disa marr informata se janë shfrytëzues të lëndëve narkotike, njerëz të cilët kanë prapavijë politike dhe ekzistojnë se janë paguar nga qendra të caktuara politike. Tani, kur i marr fotografitë dhe i shoh atje lartë, shoh tubim partiak të BDI-së dhe VMRO-së dhe kjo sinqerisht më brengos”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ai u ankua edhe nga policia e Gostivarit, e cila sipas tij nuk reagon dhe në kohë pandemie bëhet shkaktare për grumbullimin e mbeturinave, gjë e cila thonë ai, ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të të infektuarve me virusin korona në Gostivar.

“Ne do të gjejmë zgjidhje rezerve, nuk është problem për ne si komunë. Mua më brengos institucioni polici. Unë i paraqitem kryeshefit të policisë e ai më tregon se arkiva nuk punon e se nuk mund të pranojë letra dhe se i interesonkan vetëm protestuesit. Edhe mua më interesojnë protestuesit, por më intereson edhe kjo që në periudhë të pandemisë ku rreziku më i madh për rritjen e numrit të të infektuarve të rinj, është papastërtia. Rritjen e numrit të rasteve unë e ndërlidhi me këtë dhe kjo është shumë jo korrekte nga ana e kryeshefit të policisë, për të cilin unë ditën e parë kur fola, mora fotografi se ai gjatë zgjedhjeve ka qendruar në shtabin partiak të BDI-së në Gostivar. Sot as nuk ka ardhur në shtabin e krizës e as ka dërguar përfaqësues. Kjo është skandaloze, pasi në kohën kur na rritet numri i të infektuarve, ai nuk vjen. Unë prisja pas kësaj ai të jap dorëheqje. Por, le të shpresojmë që këto dy-tre ditë do të merr guximin dhe do të sjellë vendimin e duhur që të tërhiqet prej atij pozicioni”, deklaroi më tej kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari beson se me themelimin e qeverisë së re do të vijë edhe deri te zgjidhja e problemit të deponisë “Rusino”. Ai tha se menjëherë pas formimit të qeverisë, atë do ta jap nën koncesion.

“Për momentin siç e dini nuk funksionon asgjë, pasi është një periudhë vakumi kur nuk kemi qeveri të re. Pritet shumicë e re dhe unë shpresojë se do vijnë ndryshimet dhe jam shumë optimist se punët do të ecin përpara. Shpresojë që edhe për deponinë “Rusino” të na kthehen kompetencat dhe në momentin e kthimit të kompetencave, unë më mirë e kam që atë vend ta japim nën koncesion, por pse jo edhe ta dislokojmë tërësisht”, deklaroi më tej kryetari Taravari.

Ndryshe, sot është dita e tretë që deponia është e bllokuar dhe nuk lejohet asnjë maunë për të deponuar mbeturina në “Rusino”.