Taravari: Për bashkimin e opozitës shqiptare të interesuar faktorë me relevancë nga Kosova dhe Shqipëria

 Taravari: Për bashkimin e opozitës shqiptare të interesuar faktorë me relevancë nga Kosova dhe Shqipëria

Aleancës për Shqiptarët do të tenton deri në fund për një koalicion trepalësh parazgjedhor me Besën dhe Alternativën. Kështu tha sonte Sekretari Gjeneral i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Rruga Drejtë” në Alsat, i cili sqaroi se bisedime zhvillojnë me të dy partitë.

“Duhej të ndodhte para pesë ose gjashtë ditësh por duke insistuar që të mos mbesim dy por të jemi tre dhe e kemi shtyrë por nuk shkon shumë gjatë. Unë shpresoj që për gjashtë – shtatë ditë të përfundojë kjo. Neve na duhet një parti plus për ta fituar BDI-në 100%, për ta bërë ndryshimin historik në 12 prill. Në qoftë se bëhen dy palë, diferenca do të jetë shumë më e madhe”, deklaroi Arben Taravari, Sekretar i Aleancës për Shqiptarët. Më tej Taravari nënvizoi se “E kemi për obligim moral ta hekim të keqen dhe të bëhemi bashkë. Këtë koalicion tre palësh që e mbështet BESA dua ta pranonë edhe Aletrnativa”. Duke i replikuar Kreshnik Bekteshit të BDI-së, i cili ishte i pranishëm në këtë emision, Taravari i tha atij se BDI është fraksion marksisto-lelinist dhe degë e LSDM-së. “Kur ishit me VMRO-DPMNE-në shkatërruat gjithçka në këtë shtet, shëndetësi, arsimin dhe i shpërngulët shqiptarët nga këtu”, nënvizoi Sekretari i ASH-së, Taravari.

Taravari edhe një herë përsëriti se faktorët em relevancë nga Kosova dhe Shqipëria janë të inetersuar për koalicion tre palësh.

“Ai koalicion tre palësh është ASH, BESA dhe Alternativa. Nuk kam thënë se ambasadorët nga mbështesin, por intelektual, organizata jo qeveritare nga Kosova dhe Shqipëria. Këtë e din edhe BDI”, tha Taravari.

Sqaroi më tej se nuk bëhet fjalë për shtetet e Kosovës dhe Shqipërisë, por faktorë me relevancë në këto dy shtete shqiptare. “Babain e madh” BDI e ka në Kosovë, tha Taravari, por tani “ky baba shkoi në opozitë”, shtoi ai.

Edhe Arianit Hoxha, i ftuar në “Rruga drejtë” konfirmoi se faktorë me relevancë por jo shtete e Shqipërisë dhe Kosovës e dëshirojnë ndryshimin te politika shiptare në Maqedoni me bashkimin e opozitës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com