Tare mbyll marrëveshjen me sulmuesin e Kosovës – AlbMania          

Tare mbyll marrëveshjen me sulmuesin e Kosovës

 Tare mbyll marrëveshjen me sulmuesin e Kosovës

Igli Tare godet sërish. Drejtori sportiv i Lazios ka mbyllur përfundimisht marrëveshjen për transferimin e Vedat Muriqit në skuadrën italiane.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës do të firmosë një kontrate 5-vjecare me Lazion nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Sulmuesi shtatlartë vjen nga Fenerbahce për 16 milionë euro plus dy të tjera bonus.

Detajet ekonomike tashmë janë mbyllur dhe Muriqi pritet të mbërrijë në fundjave në Romë për të kryer pastaj edhe vizitat mjekësore të hënën më 24 gusht. Menjëherë pas vizitave do të firmoset edhe kontrata.

Kalimi i mbrojtësit të Lazios Bastos tek Fenerbahce nuk u përfshi në këtë operacion, por marrëveshja do të kryhet vecmas dhe italianët do të fitojnë 4 milionë euro nga kjo lëvizje.

Tare me blerjen e sulmuesit shtatlartë fitoi konkurrencën e shumë klubeve, sidomos atyre angleze që e kërkuan aq shumë 26 vjeçarin.