Të arrestohet Kadri Veseli

 Të arrestohet Kadri Veseli

Nga Faton Mehmeti

Flirtimi i Kadri Veselit me (vet)vrasjen e Astrit Deharit, qysh një javë para se ish aktivisti i Vetëvendosjes të ndërronte jetë me 5 nëntor të 2016. Një deklaratë e Veselit “runu se po e vrani vetën” nuk mbeti pa bujë, e askush nuk e besonte se ishte rastësi. Me gjithë heshtjen e tij në vazhdim, pas pothuajse tri viteve të ndarjes së Astritit nga jeta, dalja e Kadriut në opozitë aktualizoi këtë çështje. Në seancën e 3 shkurtit kur pritej të votohej qeveria e re, Kadri Veseli ndër të tjera e përmendi termin vrasje, referuar Astrit Deharit. Derisa ishte në pushtet Kadri Veseli dhe PDK me forcë këmbëngulnin se ish aktivisti i VV është vet-vrarë, referuar edhe analizave të mjekësisë ligjor, edhe pse dyshimet për vrasjen e tij vazhdonin të shqetësonin shoqërinë në përgjithësi. Të vlerësosh vrasje një akt që zyrtarisht cilësohet vetëvrasje, sidomos nga një politikanë i lartë duhet të alarmonte prokurorët dhe në përgjithësi drejtësinë. Pas kësaj, Kadri Veseli do të duhet të merret në pyetje se ku i mbështet ai argumentet për rastin në fjale, pse jo edhe të arrestohet nëse nuk i përgjigjet ftesës së prokurorisë. Në çdo vend të botës një rast i tillë do të pasonte me marrjen në pyetje të Kadriut, apo kush do tjetër. Deri më tani nuk ka lëvizur diçka në këtë drejtim, me shpresën se me ardhjen e qeverisë së re, gjërat do të lëvizin, sidomos me drejtësinë e cila ndodhet në agoni të plotë nga ndikimi i politikës.

Kadri Veseli duhet të konsiderohet si i dyshuari kryesor për rastin “Dehari”. Ka shumë indikacione dhe elemente të rëndësishme për këtë.

Së pari mos të harrojmë se Veseli, ish shef i SHIK-ut, zotëron ende burime të ndryshme të informacionit, të cilat prokuroria duhet dhe ka të drejtë t’i merr për të zbardhur këtë rast. Pastaj, deklarimet e tija; “runu se po e vrani veten” një javë para rastit në fjalë, mjaftojnë për të nisur hetimet ndaj tij. Pastaj, përcaktimi si vrasje nga vet Kadri Veseli, nuk guxojnë të kalohen si asgjë.

Dihet se Astrit Deharim ishte oponentë i Kadri Veselit dhe PDK-së në pushtet, e të cilët dyshohen se janë të zhytur në krime të ndryshme. Prandaj, nuk është aspak çudi se si edhe dy shokët e burgut të Astrit Deharit nuk jetojnë, me vdekje të dyshimta.

Sado aspak dyshime, se në rastin e Astrit Deharit janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shteti, për rastësi ishte PDK dhe Kadri Veseli në pushtet. Nuk është PDK ndonjë parti paqësore, me parime nga e cila nuk mund të priten veprime të tilla, kjo edhe e shton më tepër dozën e dyshimeve se njerëz të kësaj partie janë të përfshir në këtë rast. Opozita, në këtë rast VV por as LDK, nuk kanë pasur mekanizma për të bërë një veprim të tillë, pa marrë parasysh këtu bindjet se këto parti nuk janë në profilin për të bërë veprime të tilla. Nisur nga të gjitha këto indikacione, me të cilat kemi kaluar shumë kohë së bashku, e njohim farë mirë se kush është PDK, njerëz të cilët për pushtet janë në gjendje të shesin edhe atdheun. Me njerëz të tillë, pritet çdo gjë.

Kjo, dhe shumë arsye të tjera janë të mjaftueshme që Kadri Veseli të merret në pyetje, pse jo edhe të arrestohet si i dyshuar kryesor për rastin e Astrit Deharit. Kjo nuk pritet të ndodh, pasi ende janë në krye të drejtësisë njerëz të emëruar nga vet Kadriu. Me një ndryshim drastik të sistemit të drejtësisë, gjasat janë të mëdha që Kadriu të arrestohet, për të dhënë shpjegime për të gjitha deklaratat e tija.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com