Të premten sërish mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë? – AlbMania          

Të premten sërish mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë?

 Të premten sërish mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë?

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me COVID-19 në vendet fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme (e premte, 3 korrik) do të diskutojë për mbylljen e sërishme të kufijve me Kosovën dhe Serbinë.

Komisioni për Sëmundje Infektive thotë se në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me coronavirusin në vendet e rajonit dhe vendet fqinje, si dhe nuk përjashtohet mundësia e kthimit të masave kufizuese.

Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infketive, Ministria e Shëndetësisë do të informojë për vendimet e marra.