”Tërmeti apokaliptik shkatërron Durrësin”, shkrimi i rrallë i vitit 1267

 ”Tërmeti apokaliptik shkatërron Durrësin”, shkrimi i rrallë i vitit 1267

Një tërmet i rëndë shkatërroi Durrësin në vitin 1267. Për këtë ngjarje apokaliptike, albanologu i ndjerë Robert Elsie na ka lënë pas një rrëfim interesant. Bëhet fjalë për rrëfimin e historianit dhe studiuesit George Pachymeres, i lindur në vitin 1242 dhe i vdekur rreth vitit 1310. Ai lindi në Nikea dhe mbajti detyra të larta në Kostandinopojë.

Libri i tij “Historia” flet për periudhën e sundimit të Mikael Paleologut VIII dhe Androniku II. Ai përbën burimin kryesor për periudhën. Në të është edhe një përshkrim prekës i tërmetit të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit. Historiani francez Alain Sucellier e daton këtë ngjarje tragjike në korrik të vitit 1267

Pas disa kohësh, një ngjarje e rëndë dhe e përlotshme ndodhi në Durrës. Gjatë muajit korrik, disa zhurma të pazakonta bënin që toka të dridhej vazhdimisht, zhurma që normalisht do t’i quanim rënkime. Ato po i paraprinin diçkaje të tmerrshme që do ndodhte.(koha.mk)