Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, Meta i dërgon mesazh presidentit Erdogan

 Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, Meta i dërgon mesazh presidentit Erdogan

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi drejtuar Turqisë ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar, që deri më tani i ka marrë jetën 20 personave. Meta thotë se në këto momente të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike! ”, shkruan Meta në Facebook’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com