Tesla me sensor që detekton fëmijët e lënë në vetura me temperaturë të lartë

 Tesla me sensor që detekton fëmijët e lënë në vetura me temperaturë të lartë

Tesla ka kërkuar nga Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) që ta aprovojë sensorin përmes së cilit mund të detektohen fëmijët e lënë në vetura me temperaturë të lartë, raporton Reuters.

Bëhet fjalë për aprovimin e një pajisje lëvizëse me sensorë interaktivë që do të parandalonte lënien e fëmijëve në temperatura të larta në makina, si dhe do të përforconte sistemin e parandalimit të vjedhjeve.

Gjiganti i automobilave nga Kalifornia dëshiron që të përdorë sensorë me valë milimetrike të palicencuara që do të operonin në nivele më të larta të energjisë sesa që lejohet me rregullat aktuale.

Pajisja e Teslas do të përdorte katër antena transmetuese dhe tre antena marrëse e drejtuar nga një njësi e përparme e radarit.

Tesla thotë se teknologjia e radarit me valë milimetrike ka përparësi ndaj sistemeve të tjera, siç janë ato me kamera apo sistemi i ulëseve të zëna.

Sistemi i bazuar në radar, “siguron perceptimin e thellësisë dhe mund të ‘shohë’ përmes materialeve të bura, siç janë mbulimi i fëmijës me batanije në ulësen e fëmijës”.

Sipas Teslas ajo mund të bëjë dallimin midis fëmijës dhe një objekti të lënë në ulëse, duke zvogëluar gjasat për alarm të rrejshëm dhe mund të zbulojë mikrolëvizje siç janë frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës, asnjëra prej të cilave nuk mund të kapet nga kamerat apo sensorët e brendshëm të ulëseve.

Imazhet e radarit, shton Tesla, mund të vlerësojnë madhësinë e trupit për të optimizuar vendosjen ‘airbagut’ gjatë përplasjes, në varësi të faktit nëse është i ulur një i rritur apo një fëmijë, që sipas saj do të ishte shumë më efikase se sistemet ekzistuese të bazuara në peshë, me sistemet e brendshëm të ulëseve.

FCC është duke e kërkuar edhe komentimet e publikut mbi kërkesën e Teslas, deri më 21 shtator.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com