Tetovë, digjet një barakë e improvizuar, gjendet një trup i pajetë!

 Tetovë, digjet një barakë e improvizuar, gjendet një trup i pajetë!

Një barakë e improvizuar në afërsi të Qendrës sportive në Tetovë, mbrëmë është përfshirë nga zjarri duke u djegur tërësisht si dhe është gjetur një trup i pajetë.

“Është lajmëruar për zjarr në barakën e improvizuar në rrugën “Lubo Bozhinovski – Pish” te salla sportive. Baraka është djegur tërësisht, ndërsa është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë bërë përfaqësues të Prokurorisë Publike, Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë dhe Mjekësisë Ligjore. Pas urdhrit të prokurorit trupi është dorëzuar për obduksion dhe identifikim në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup”, theksoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifivski.

Hetimi vazhdon me masa të cilat do të zbulojnë shkaqet e rrethanave për shkaktimin e zjarrit, thonë nga policia e Tetovës./Tv21/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com