Teuta Arifi, favorite për postin e ambasadorit në Uashington, BDI insiston në këtë pozicion

 Teuta Arifi, favorite për postin e ambasadorit në Uashington, BDI insiston në këtë pozicion

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi si propozim i BDI-së është favorite kryesorë që të ulet në postin e ambasadorit në Uashington. Në një garë të ngushtë për këtë post janë edhe profesori Lubomir Fërckovski si propozim i presidentit Pendarovski si dhe diplomati Paskal Stojcevski si propozim i shet të diplomacisë Dimitrov, por lideri i BDI-së Ahmeti insiston që këtë pozicion të ketë partia e tij.

Këto tre emra janë diskutuar këto dy javët e fundit ku po bëhen bisedime për mbushjen e një pjese të madhe të ambasadave ku numri i kalon 25, e mes tyre të zbrazura janë ambasadat në Uashington, Peking, Romë, Athinë dhe Kombet e Bashkuara./TetovaSot/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com