Thaçi akuza të rënda ndaj partisë Alternativa, ja nga kush financohen?!

 Thaçi akuza të rënda ndaj partisë Alternativa, ja nga kush financohen?!

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi i ftuar në emisionit Click Plus në TV21, për të komentuar aktualitetin politik para zgjedhjeve të 12 prillit, mes tjerash ka drejtuar edhe akuza të ashpra ndaj partisë Alternativa të Afrim Gashit.

Thaçi theksoi se Alternativa financohet nga burime mjaftë të dyshimta, duke përmendur Turqinë dhe Iranin. “Merreni analizoni unazat të cilat i bartin njerëzit në Alternativë. Unazat i kanë të ngjashme me të ish-gjeneralit të vrarë iranian Kasim Sulejmani”, tha Thaçi duke shtuar se shteti nuk kontrollon se si financohet Alternativa, përcjell KOHA.

“Në librat e botuara nga Logos-A, i keni emrat A.G dhe Z.I të cilët marrin honorare nga 4-5 mijë euro për libër, ndërsa ata recenzione realisht paguhen nga 500 euro në njerëzit nga Shqipëria. Po shikoni se ku shkojnë ata para”, tha Thaçi. /Koha.mk/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com