Thiago rikthehet në stërvitje – AlbMania          

Thiago rikthehet në stërvitje

 Thiago rikthehet në stërvitje

Mesfushori i Liverpool, Thiago Alcantara, është rikthyer të stërvitet me ekipin e tij pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta rreth dy muaj.

29 vjeçari u lëndua në ndeshjen ndaj rivalit lokal, Everton, të cilën ndeshje pati shumë polemika pas vendimeve të VAR.

Këtë ndeshje, ishte edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, i cili u lëndua rëndë nga ndërhyrja e portierit të Everton, Jordan Pickford.

Por, në pjesën e dytë, ishte dashur të largohej edhe Thiago, pas ndërhyrjes së Richarlison, i cili u ndëshkua me të kuq.

Fillimisht dukej se spanjolli nuk do ta kishte problem, dhe se bëhej fjalë për një lëndim të vogël, por pas analizave mjeksore u pa që dëmi i shkaktuar ishte më i madh sesa mendohej.

Thiago ka munguar nga 17 tetori, dhe ka humbur 14 ndeshje për ‘The Reds’, theksojmë se rikthimi i tij është një shtytje e madhe për ekipin e Jurgen Klopp, të cilët po përballen me lëndime të shumta. Mbetet të shihet a do të paraqitet 29 vjeçari në ndeshjen e ardhshme të Liverpool që do e luaj me Crystal Palace.